A1 Report - Tiranë, protesta afër Ambasadës amerikane: Jo armëve kimike

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Me pankarta në duar ku shkruhej "Jo armëve kimike në Shqipëri" përfaqësues të aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) zhvilluan sot në mesditë një protestë para Piramidës, pak metra larg kryeminsitrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Më pas protestuesit në këmbë morën rrugën drejt Ambasadës amerikane.

Ata u ndaluan tek rruga "Dervish Hima", jo shumë larg godinës së ambasadës. Ata nuk janë lejuar nga policia të bëjnë më tej.

"Nuk jemi kundra Amerikës por kundra armëve kimike"- tha Sazan Guri, ambientalist. Protestuesit shpesh thërrisnin "Jo, jo armëve kimike" dhe në gojë mbanin maskë.

Blendi Kajsiu, aktivist i kësaj aleance tha se protesta nesër do të vazhdojë në sheshin "Skenderbej" dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet kryesore, si Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan.

Share This Video


Download

  
Report form