A1 Report - Panairi "Tirana 2013", Ministrja Kumbaro dhe Ambasadorët: Të luftojmë piraterinë

Report TV 2015-08-21

Views 1

Panairi i librit "Tirana 2013" hapi siparin për të 16-in vit radhazi në qytetin e Tiranës, ku morën pjesë personalitete të huaj , shkrimtarë, botues dhe lexues të shumtë.

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, Ambasadorja Franceze në Shqipëri Christine Moro përshëndetën hapjen e këtij aktiviteti të madh vjetor për librin.

Duke marë shkas dhe nga motoja e këtij panairi "Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin" ata theksuan rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

"Vlen të përsërisim këtu një angazhim të programit të qeverisë së re për të krijuar brenda mandatit të saj të parë Qendrën Kombëtare të Librit. Dhe po këtë vëmendje dua ta shpreh që e kemi edhe ndaj piraterisë ose më saktë të përqendruar në luftën që duhet ti shpallim piraterisë", shprehu Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Share This Video


Download

  
Report form