TIRANË - Në Tiranë dhe Vlorë është sekuestruar gjatë mëngjesit të sotëm më shumë se 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa. Kështu në Tiranë, në fshatin Shëngjergj policia ka sekuestruar mbi 300 kilogramë kanabis ndërsa në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 841 kilgramë kanabis sativa që dyshohet se do të dërgohej në Itali.Vlorë, Superaksion nga Policia e Vlorës, ku janë sekuestruar 841 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës ka bërë të ditur se, gjatë mbrëmjes së djeshme, efektivët e sektorit të luftës Kundër Narkotikëve në bashkëpunim edhe me njësinë e lëvizshme territoriale "Delta Forcë Vlorë", në bazë të një plani të posaçëm masash të marra për kontrollin e plotë të territorit me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në zonën Karaburunit. Gjirokastër, Tre të rinjë nga Kukës janë arrestuar në Gjirokastër, pasi janë kapur duke transportuar rreth 35 kilogramë kanabis sativa. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Gjirokastrës, sipas së cilës, efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se tre të rinj nga Kukësi që udhëtonin me një automjet tip BMW, po transportonin lëndë narkotike të blerë në Lazarat dhe po lëviznin me shpejtësi në drejtim të Tepelenës.