Futbollistët brazilianë kanë filluar një protestë, pak muaj para fillimit të Kupës së Botës 2014 e cila do të zhvillohet po në Brazil. Në të gjitha ndeshjet e kampionatit, të kësaj jave, menjëherë pasi arbitri i ra bilbilit për fillimin e ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave u ulën në fushë këmbëkryq në shënjë proteste.
Kjo është hera e tretë në javët e fundit që diçka e tillë ndodh. Arsyeja është vendimi i Federatës Braziliane të Futbollit për të shkurtuar në vetëm 10 ditë fazën parapërgatitore për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe heqjen e 30 ditë pushime për futbollistët. Gjithashtu skuadrat braziliane do t'i luajnë ndeshjet e sezonit 2013-2014 në një kalendar shumë të ngjeshur.
Të gjitha këto vendime u morrën në emër të Kupës së Botës e cila do të luhet në 12 qytete braziliane gjatë muajve qershor-korrik.
Demostratat u organizuan nga një grup lojtarësh të njohur si Bom Senso FC, e cila u formua këtë vit dhe po rritet dita ditës me anëtarë të rinj, ndërsa kërkesa kryesore e tyre janë kushtet më të mira për lojtarët e klubeve të futbollit.
Bom Senso FC deklaroi se do të vazhdojë me protesta, madje edhe me greva, deri sa të arrihet ne një marrëveshje me Federatën Braziliane të Futbollit.