A1 Report - Ilir Gjoni dhe Leonard Demi kandidatë për ambasadorë

Report TV 2015-08-21

Views 9

TIRANE- Dy nga politikanët dhe ish-deputetët në Kuvend, Ilir Gjoni, ish- deputet i Partisë Socialiste si dhe Leonard Demi, ish-deputet i Partisë Demokratike janë dy kandidatët më të rinj për t'u bërë ambasadorë të Shqipërisë. Të dy këto kandidatura, të propozuara nga Ministria e Jashtme pritet që të thërriten në një seancë dëgjimore në Kuvend, në Komisionin e Jashtëm ditën e hënë, ku do jetë një seancë prezantimi të tyre e më pas do votohen. Pritet që ish-deputeti Ilir Gjoni të propozohet për ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ku do zëvendësojë Mehemet Elezin, diplot i përfolur si i emëruar poltikisht në këtë post, ndërsa Demi do të propozohet pranë misionit të NATO-s, ku pritet të zëvendësojë Artur Kukon.

Të dy këta emra kanë qenë anëtarë të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, ku Demi ka qenë kryetari i këtij komisioni, ndërsa Gjoni nënkryetar. Duket se me propozimin e Demit, mazhoranca ka lënë mënjanë mëritë e vjetra kur ka qenë në opozitë, duke marrë parasysh se Demi vjen nga radhët e deputetëve të djathtë. Gjatë tetorit me propozim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati kreu i shtetit ka bërë edhe lirimet e para nga detyra për disa ambasadorë të Shqipërisë në vende të ndryshme, ku ndërmjet tyre edhe liruar edhe ambasadori ynë në Zvicër.

Share This Video


Download

  
Report form