A1 Report - Shpallet i zhdukur miku i dy ministrave, Eduard Belegu

Report TV 2015-08-21

Views 29

TIRANE- Eduart Belegu, këshilltari i dy ish-ministrave të Ekonomisë Genc Ruli dhe Dritan Prifti, njëherësh dhe ish-administratori i kompanisë së minierave "Darfo", është shpallur zyrtarisht i zhdukur.

Për njeriun që ka qëndruar për një kohë të gjatë, pranë Vip-ve të Ekonomisë Shqiptare, sot e kësaj dite nuk asnjë të dhënë rreth vendodhjes së tij apo që të jetë gjallë ose jo. Vendimi për shpalljen të zhdukur të Eduart Belegut, është marrë në 22 nëntor të këtij viti nga gjykata e Tiranës, ku pas 10 seancash gjyqtarja Elona Gjoka ka vendosur të pranojë kërkesën civile të bërë nga gruaja e Belegut, Ilirjana Belegu, duke shpallur zyrtarisht burrin e saj person të zhdukur.

Kërkesë padia është depozituar në gjykatën e Tiranës në 2 maj 2013, ndërkohë që vetëm pas më shumë se një viti është marrë vendimi për zhdukjen e Eduart Belegut. Ky i fundit ka humbur kontaktet me familjen dhe të afërmit e tij që prej datës 28 prill 2010 dhe se për herë të fundit është parë në zonën e pallatit të sportit "Asllan Rusi", pranë ish-fushës së Aviacionit. Shumë kërkime janë kryer nga policia dhe prokuroria, por edhe nga familjarët por sërisht nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e vendodhjes së tij. Në atë periudhë u përfol Agron Kuliçi, se kishte gisht në zhdukje, por në fakt gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.

Share This Video


Download

  
Report form