Operacioni i kërkimeve për avionin e zhdukur 20 ditë më parë, Boeing 777 i Kompanisë Malaysia Airlines janë spostuar 1.100 km në veri-lindje të zonës ku më herët po kryeshin këto kërkime, pas marrjes së disa informacioneve të reja të një pistë të besueshme. Kjo gjë është deklaruar nga autoritetet australiane dhe sipas agjencisë së sigurisë informacioneve e reja që disponohen bazohen në analizën e vazhdueshme të të dhënave të radarëve, përpara se avioni të humbiste kontaktin. Këto të dhëna, thonë se avioni fluturonte me një shpejtësi më të madhe dhe në një distancë shumë të ulët nga toka, duke harxhuar më shumë karburanti.
Një satelit japonez, ka identifikuar disa dhjetëra objekte të tjerë që lundrojnë 2.500 km në jug-lindje të Perth, që dyshohet të jenë të avionit MH370. Kjo gjë është deklaruar nga qeveria japoneze, ku nënvizohet se zona në të cilën do i referohen kërkimet e reja, është pranë zonës ku satelitët kishin sinjalizuar më herët prezencën e disa objekteve. Qeveria japoneze bën me dije se ekziston mundësia që këta objekte të jenë pjesë të një avioni.
Ndërkohë, një avion ushtarak amerikan, paraditen e 28 marsit është nisur nga Perth International Airport, në Australi, për të marrë pjesë në kërkimet e reja për gjetjen e avionit MH370, të zhdukur më 8 mars me 239 pasagjerë në bord.