A1 Report - HIV/AIDS në Shqipëri, 96 raste të reja brenda 2013

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- Plot 20 vjet pas zbulimit të rastit të parë me HIV/AIDS në vendin tonë, shifra e të infektuarve nga sëmundja e shekullit është rritur me disa herë.

Vetëm për periudhën janar --nëntor 2013, plot 96 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 671 persona. Nga këto 202 janë femra, të cilat kanë rezultuar të pjekura nga virusi që shkatërron imunitetin e trupit, pasi më parë sëmundja ishte kapur tek partnerët e tyre.

Gjatë 2013, 10 raste janë zbuluar nga qendra kombëtare e Gjakut, pasi janë paraqitur për të dhuraur gjak për një familjar të tyrin.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë këtij viti 5 është numri i rasteve të fëmijëve që janë identifikuar si mbartës të HIV, të cilët e kanë marrë virusin në lindje nga nëna e tyre.

Eksperët vënë theksin në mungesën e kapjes së sëmundjes në stadin filelestar, gjë që do ta bënte më të lehtë kurimin e saj. Më konkretisht nga 96 rastet e reja te diagnostikuara gjate vitit 2013, 53 prej tyre jane diagnostikuar ne stadin AIDS, ku mundësitë për ta trajtuar sëmundjen dhe zgjatur jetën e pacientit janë shumë të pakta.

Share This Video


Download

  
Report form