Reportazhi i ARD-së, tallje me Shkupi 2014

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Kush e ka me të madhin Aleksandar?... Maqedonasit !.. 23 metra i lartë, kanë edhe disa të tjerë të medhenjë. Për vetëm tre vite qeveria e këtij shteti të vogel Ballkanik kryeqytrtin Shkup, e shëndrroi në diznilend bizar të historisë. 20 objekte të reja , qindra statua.

Iniciatorët thonë populli kështu dëshiron ...

"Ky projekt vetëm pasqyron debatin në mesin e popullatës", thotë Vangell Bozhinovski. " Në asnjë rast kjo nuk është ide e qeverisë".

Pse të mos bëjmë një port triumfale ose të reproduktojmë stile historike ndërtimore.

Nuk ka vend te mjaftueshem?... Krejt njësoj. Kryesorja fotografija të jetë e plotë.

"Çdo ditë ndërtohet dicka e re dhe e shëmtume ", ankohet arhitekti Dejan Jovanovski i cili nuk është mahnitur nga zhvillimet e këtilla. " Tani më as që tentoj të shkojë në qendër te qytetit. Si arhitekt nuk dua të besoj se jetoj në një rrethine te ketille , ne mesin e kesaj të ashtuquajture arhitekture".

Në Shkup jo të gjithë mendojne se kjo, kiç ofenziv është e mirë . Arhitekt dhe historian tanimë organizuan demostrata . Qëllimi I tyre është të pengojnë që edhe pjesë tjera të qytetit të mbulohen me fasada baroku.

A sa e gjithë kjo kushton?... Maqedonia është një ndër shtetet më të varfëra në Europe me 30% papunësi. Mirëpo të pakten insdustria për statua është në eskpanzion . Gjysem miliardë euro qeveria ka harxhuar sipas kritikëve, per luajë, kuajë , baban e Aleksandrit, dhe disa të ashtuquajtur heroj nacional në kuaj. Maqedonia megjithatë është "djepi i civilizimit", kjo i tregohet cdo turisti gjatë arritjes në Maqedoni përmes sms porosive bashkë me harxhimet për roaming.

Një nga mendimtarët e rindertimit të qytetit është Vangell Bozhinovski. Njeri tejet simpatik i cili ne fb shpesh herë poston flamujt shtetëror dhe bën ftesa për online poker.

"Qindra përmendore pëer qytet si Shkupi në fakt janë pak", thote ai. "Para këtij projekti mendonim se jemi popull ndërkombetar pa identitet të vetin. Tani maqedonasit shohin dhe e kuptojnë se cfarë pasurie u ka lën historia".

Ndërkohë qyteti i Shkupit ka përgenjeshtruar zërat se do të ndryshojë emrin dhe do të quhet Aleksandri. Keto kane qenë dezinformata qëllim-keqija sipas tyre. Ne fakt mëkat .

"Kur të gjithë këtë arhitektur do e dërgonim në psik- analizë do të dilnin ne pah të gjitha komplekset e vendit tonë", thotë Nikos Çausidis profesor i arkeologjisë.

Ahh Shkupi. Po të mos ekzitoje, njeriu duhej të të shpikte. Vetëm për shkak të titujve të ketillë : "Penisi i artë i mbuluar: Statua e Promotejit fitoi brek! Apo: "Statua e lartë 30 metërshe e Nënë Terezës! Fituesja e çmimit nobel me vërtet prejardhjen e ka nga këtu, dhe kush më shumë do ti gëzohej një përmendoreje aq të madhe të gruas më modeste në botë. Vend në qender të qytetit ka mjaft. Ja përshembull këtu. Alsat M

Share This Video


Download

  
Report form