TIRANE- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur rezervat e saj në lidhje me hartimin e paketës së re fiskale për vitin 2014. Kreu i kësaj Dhome, Nikolin Jaka, deklaroi sot se ende grupet e interesit nuk janë marrë në konsideratë nga Ministria e Financave, që mesa duket po i merr vendimet në mënyrë të njëanshme. Komuniteti i biznesit sakaq, ka nisur konsultimet mes shoqatave përfaqësuese, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë ka hartuar një paketë propozimesh për qeverinë, në lidhje me ndryshimet në paketën fiskale. Një paketë tjetër prej 16 pikash si sugjerime, është përgatitur për qeverinë për të përmirësuar klimën e biznesit. Disa nga sugjerimet e Dhomës janë: partneritet i qëndrueshëm publik dhe privat, përjashtimi nga tatim-fitimi dhe dividenti për 3 vitet e para për sipërmarrjet e reja, si dhe rimbursimi i cdo punësimi të ri në sipërmarrjen private për tre muaj nga ana e qeverisë