A1 Report - Bashkia 2013, Basha: Paketa fiskale na gjymton, trami brenda 24 muajsh

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Bashkia e Tiranës bën analizën vjetore të punës së saj. Në një takim me median, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha tha se, gjatë vitit 2013 janë hapur rreth 2400 biznese më shumë se viti i kaluar.

Sipas tij, në territorin e Bashkisë së Tiranës, gjatë vitit 2013 janë punësuar më shumë se, 12 mijë persona, në biznese të vogla familjare dhe në biznese të mëdha.

Gjithashtu, kreu i bashkisë Basha tha se, gjatë këtij viti janë punësuar edhe 55 persona nga komuniteti rom, kryesisht në sektorin e pastrimit të qytetit.

Gjatë vitit 2013, puna në bashkinë e Tiranës ka njohur përparim, ka deklaruar kreu i Bashkisë, Lulzim Basha. Sipas tij, gjatë këtij viti, janë dhënë qindra kredi me mbështetjen dhe sigurinë e bashkisë, për bizneset e reja, për personat që janë më poshtë se 35 vjeç.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se, për vitin e ardhëm fondi i garancisë do të dyfishohet. "Kreditë me garancitë për vitin 2014 do të jenë afër 800 biznese të reja", theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form