A1 Report - Dilema e biznesit, marrja e borxheve apo rritjen e taksave

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Komuniteti i biznesit është mes dilemës për të zgjedhur "të ardhmen" e tij, të pranojë shlyerjen e borxhin apo rritjen e taksave.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh gjatë një komunikimi me median se, Këshilli Ekonomik Kombëtar, i mbledhur një ditë më parë, është shoqëruar me debate të ashpra në diskutimin e paketës fiskale për vitin 2014.

Sipas Jakës, qeveria së pari duhet të krijojë kushte për formalizimin e ekonomisë me reforma strukturore dhe rregullatore, si dhe klimë të përshtatshme për biznesin.

Sipas Jakës, rritja e taksave dhe tarifave do të ulte konkurrueshmërinë e vendit tonë në rajon. Për diskutimin e paketës fiskale që pritet të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, pritet të ketë një takim të dytë konsultativ qeveri-biznes, për diskutimin në terma konkretë të saj. Aktualisht, hartimi i paketës fiskale dhe buxhetit të shtetit po monitorohen nga ekspertë të FMN dhe BB.

Share This Video


Download

  
Report form