A1 Report - Gjirokaster, takim me perfaqësues te biznesit italian per investime

Report TV 2015-08-21

Views 1

Gjirokastra është një rajon me potencial të lartë për shtrirjen e aktiviteteve nga ana e biznesmenëve italianë. Ka qenë kryetari I Dhomës së Tregtisë së Italisë Maurizio Zanier, i shoqëruar nga konsulli italian në Vlorë Stefano Bergesio, ata të cilët kanë vënë theksin në tërheqjen e vazhdueshme të investitorëve italianë në Gjirokastër.

"Mendoj që e gjithë Shqipëria e gatshme të mirëpresë të gjithë investitorët italianë. Vendi rreziqe nuk ka, po flas për rreziqet e vitit '97 dhe shumë hapa përpara janë bërë tashmë. Mendoj që me qeverinë e re do të ketë akoma një hap përpara. Sepse mendoj që një nga qëllimet e qeverisë, të paktën kështu si e mendoj unë, është pikërisht sigurimi i një ligji të mirë duke qenë se dhe dhënia fund e korrupsionit, duke qenë se korrupsioni përbën një kancer për investimet dhe zhvillimet e Shqipërisë. Në një linjë të përgjithshme unë jam otpimist sepse natyra e një sipërmarrësi duhet të jetë gjithmonë drejt optimizmit", u shpreh Maurizio Zanier, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Italisë në Shqipëri.

Biznesi italian është pak prezent në rajonin e Gjirokastrës dhe sipas kreut të Odës Ekonomike dhe të Industrisë në rajonin e Gjirokastrës Mustafa Devolli, duhen politika nxitëse nga qeveria për të bërë të besueshëm klimën e investitorit italian, vend i cili është një potencial zhvillimi në ekonominë botërore.

"Në qarkun e Gjirokastrës numri i bizneseve italiane është relativisht i vogël. Njohja me burimet materiale njerëzore, mundësitë për të investuar do të bëjë që ata të afrohen sepse është një shtet që është i fuqishëm, futet në 10 vendet më të industrializuara të botës", tha Mustafa Devolli, kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër.

Theksi në konferencën e sotme ishte oferta ndaj biznesit italian për të qenë prezent me investime në rajonin e Gjirokastrës ku shquhet për potenciale të rëndësishme natyrore.

Share This Video


Download

  
Report form