Ora News – “Jo taksës së fshehtë” Përfaqësues të biznesit mbështeten nga PD

Ora News Lajme 2016-12-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesit e rreth 18 shoqatave të biznesit, jan takuar me përfaqësues të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi dekretin e presidentit për ligjin që i detyron të antarësohen në Dhomat e Tregtisë.
Nënkryeatri i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se ky ligj është një taksë e fshehtë për biznesin, ndërsa vëtë përfaqësuesit paralajmëruan ankiminin e ligjit në Gjykatë Kushtetuese.
Tirane- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Sekretari për Sipërmarrjen, Besart Kadia pritën përfaqësuesit e 18 organizatave të biznesit të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron ato të bëhen pjesë e Dhomës së Tregtisë. Partia Demokratike ligjin e ka konsideruar si taksë të fshehtë.
Edmond Spaho: Klima e biznesit sot nuk është ajo që duhet të ishte është mbytëse. Po largohen bizneset e huaja nga Shqipëria, njerëzit po emigrojnë. Ka një presion të madh nga organet tatimore dhe doganore.
Mark Crowford, përfaqësuesi i Dhomës Amerikane e Tregtisë u shpreh kundër taksës së fshehtë dhe vlerësoi mbështetjen e PD-së: ?Jemi kundër taksës së fshehtë?
Spiro Brumbulli: Kërkojmë që biznesi të ketë vullnet liri organizimi dhe përfaqësimi dhe të mos jetë i detyrueshëm
Biznesi parlajmëroi se nëqoftëse dekrati i presidentit do të rrëzohet dhe ligji do të lihet në fuqi, do ti drejtohen me ankimim Gykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/jo-takses-se-fshehte-perfaqesues-te-biznesit-mbeshteten-nga-pd/

Share This Video


Download

  
Report form