Itali, nderohet Presidenti i "Ora News", shpallet Doktor në menaxhim biznesi dhe media

Channel One Albania 2015-08-21

Views 0

Presidenti i RTV "Ora News" dhe "Channel One", Ylli Ndroqi është nderuar me titullin akademik Doktor "Honoris Causa" në Menaxhim Biznesi dhe Media nga Universiteti Konstandin në Romë.

Titulli, emrit të njohur te biznesit dhe medias shqiptare iu dorëzua në një ceremoni solemne të zhvilluar në Romë, ndërsa i ishte akorduar nga Senati Akademik i Universitetit.

Ky Unviersitet, përzgjodhi për 2013, 10 personalitetet më të sukseshëshëm në biznes, arkitekturë, marrëdhënie ndërkombëtare, mjekësi e fusha të tjera për ti nderuar me çmimin e lartë.

Emrat e përzgjedhur janë vëzhguar për një periudhë 3 vjeçare për të parë ecurinë e veprimtarisë së tyre. Në këtë mënyrë, presidenti i RTV "Ora News", bëhet shqiptari i parë që vlerësohet me një titull kaq të rëndësishëm nga një prej Universiteteve më të famshme në të gjithë botën.

Simbolikisht zoti Ndroqi e mori titullin nga princi i Malit të Zi, Stefan dhe nga rektori i Universitetit Robert Chaliccia.

Ceremonia e rastit u drejtua nga doktor Siriano Silvestre, i cili tha se kandidatët për këtë vlerësim të rëndësishëm janë përzgjedhur nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë.

Z.Ndroqi u shpreh i nderuar që vlerësohej me një çmim kaq të rëndësishëm, nga universiteti më i lashtë në botë. Por si president i një grupi mediatik dhe një njeri i biznesit, Z.Ndroqi thotë se në fakt, ky titull nuk është vetëm i tij.

"Jam i privilegjuar që marr sot këtë vlerësim sidomos në fushën e biznesit dhe në media. Universiteti Konstandin ka vlerësuar punën e një stafi të mrekullueshëm me të cilin punoj. Unë jam shumë i emocionuar sot me këtë vlerësim. Gjithmonë kemi marrë vlerësime brenda Shqipërisë dhe sot ky është një vlerësim që vjen nga jashtë kufijve të Shqipërisë duke nxjerrë në del në pah punën e një stafi të madh. Këtë vlerësim unë do ta ndaj me stafin, me bashkëshorten, me familjen, miqtë dhe me publikun shqiptar. Ky vlerësim më nxit që të japë një kontribut akoma më të madh sa i përket menaxhimit të medias" theksoi Zoti Ndroqi.

Titulli "Honoris Causa" që jepet nga Universiteti Kostandin është një vlerësim shumë i lartë që i akodrohet personaliteteve nga e gjithë bota. Rektori Robert Chalicchia u shpreh se me këtë titull çmohet kontributi që këto figura japin për vendin e tyre.

Doktor Siriano Silvestre, i cili ka ndjekur nga afër të gjthë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve tha se z. Ylli Ndroqi e meriton plotësisht këtë çmim sepse është një njeri suksesi.

Tradita e akordimit të Titulli "Honoris Causa" nga Universiteti Kostandin ka nisur më 30 nëntor të vitit 1966 dhe deri më sot me këtë çmim janë vlerësuar emra të njohur ndërkombëtarisht për kontribute në fushat e tyre të veprimit.

Ky Universitet i cili daton që nga viti 330 pas erës sonë mendohet të jetë më i lashti me një të kaluar brilante, ndërsa sot është në thelb një institucion nderi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Universitetin e Konstandinit u bë me një pjesëmarrje të gjerë të publikut në Kishën e Shenjtë të Perandoreshës Teodoram e kry...

Share This Video


Download

  
Report form