Ora News - Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku

Ora News Lajme 2018-06-24

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lajm i mirë vjen nga komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali.

Me një dekret të posacëm të Papa Francesku, Selia e Shenjtë në Vatikan ka nderuar emigrantin shqiptar Petrit Kozeli me titullin 'Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës'.

"Një palë këpucë në shenjë paqeje për një rrugëtim të përbashkët", ceremoni e cila pritt të zhvillohet më 29 qershor ne qytetin e Mantovës.

Ky është frymëzimi i punës së përditshme të emigrantit shqiptar Petrit Kozeli në punishten e tij të thjeshtë prej këpucari në qytetin e Mantovas. Prej vitit 1991 ai jeton në këtë qytet së bashku me familjen e tij.

Dikur me profesionin fotograf në Tiranë, sot Petriti është një këpucar profesionist, zanat të cilin e ushtron me shumë dinjitet e fantazi.

Shqiptari Petrit Kozeli si shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, është vlerësuar më vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin "T'i veshim së bashku këto këpucë për një Itali më të mirë e më të begatë!" ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

"Nëse doni të dini se ç'është nënshtetësia italiane shkoni në punishten e Petrit Kozelit,"-ka thënë për të Kryetari i Bashkisë së Mantovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kepucari-shqiptar-ne-itali-nderohet-nga-papa-francesku

Share This Video


Download

  
Report form