A1 Report - Tirane, 1600 police mbarevajtje te festave, Shehu: Ja rregullat

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Festat e fundivitit jo pak herë shoqërohen me incidente, ndërsa blutë e Tiranës bëjnë apel për bashkëpunimin e qytetarëve.

Gazetari Arsen Rusta sjell intervistën me kreun e departamentit të sigurisë dhe rendit publik në policinë e Tiranës, kryekomisar Lorenc Shehu, bërë pikërisht në qendër të Tiranës festive, teksa Shehu insepekton në qytet.

Ky i fundit ka bërë të ditur se në terren për festa do jenë 1600 policë në gjithë Tiranën bashkë me strukturat e tyre mbështetëse.

Shehu ka kujtuar edhe një herë rregullat që duhen zbatuar në ndalim-parkimet dhe sinjalistikën rrugore. Ai u ka bërë apel prindërve, që të kenë kujdes me fishekzjarret tek fëmijët.

Apo që shoferët të shmangin pijet alkoolike, pasi do penalizohen. "Për çdo problem qytetarët të telefonojnë tek 129", u është drejtuar qytetarëve kreu i rendit për kryeqytetin.

Share This Video


Download

  
Report form