TIRANË- Pas dy javësh të ngujuara në banesën e tyre të tretë të banimit dy vajzat e familjes Milo kanë mundur të dalin.
Kanë qëndruar aty që prej datës 11 prill kur Inspektoriati Nërtimor Urbanistik Kombëtar, u shembi shkallët e jashtme si të paligjshme, pa një leje ndërtimi dhe të rrezikshme. Por nuk ishte ky problemi i vetëm që nuk i lejonte 4 pjesëtarët e familjet Milo të ngjiteshin në shtëpi.
Bashkëshortja e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Pajtim Hoxhës, kishte blerë hyrjen e shkallëve dhe përshtatur në ambjente banimi, duke bllokuar kalimin për në dy katet e sipërme.Tatjana Milo tregon për "A1 Report" se problemi i pronësisë ka nisur që në gusht të vitit 2012 dhe gjykata nuk ka dhënë asnjë zgjidhje dhe as përmbarimi shtetëror nuk ka ndërhyrë. Ajo thotë gjithashtu, ka thënë se përpara ka pasur probleme me ish-ministrin Enkelejd Alibeaj që donte t'i përshtate ambientet e ndërtesës në zyra. Ajo tregon se në këto dy javë, dy vajzave të saj 23 dhe 25 vjeç, u ka siguruar ushqim dhe nevoja të tjera nëpërmjet litarit.
Përmbaruesi privat ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për hapjen e ambjentit të kafazit të shkallëve deri në një vendim tjetër.
Në godinë ka mbërritur edhe përfqësuesi i INUK për të vlerësuar ndryshimin e funksionimit të objektit
Lejla Shijaku, pronarja e godinës që u ka shitur hyrje edhe familjes Milos dhe familjes Hoxha, tregon një vendim gjykate ku ambjenti i përbashkët ku ndodheshin shkallët nuk klasifikohet më si i tillë
Përmbarimi lejoi zbritjen e vajzave këtë herë, por për të rregulluar një herë e mirë bashkëjetesën e familjeve në në këtë godinë do të duhet një vendim i menduar mirë dhe i ligjshëm i gjyqësorit.