TIRANE - Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin e naftës Rezart Taçi. Teksa, ka hequr dorë përfundimisht nga pasuria më e madhe e tij ARMO, dhe një kallëzim penal është depozituar në prokurori ndaj tij dhe anëtarëve të familjes, për 6 akuza që bëjnë fjalë për evazion fiskal, një tjetër problem ka dalë për biznesmenin Taçi.
Mësohet se rreth 8 prona që janë të rregjistruara në emër të Rezart Taçit dhe babait të tij Mustafa Taçi, pritet që shumë shpejt të dalin në ankand për shitje. Tashmë për 8 pasuritë nga zyra përmbarimore që ka kryer dhe sekuestrimin është shpallur publikisht ankandi, ndërkohë në ditët në vijim do të zhvillohet procesi për vlerësimin e ofertave të shitjes së 12 pronave të Rezart Taçit dhe Mustafa Taçit.
Në 8 pasuri që kanë dalë në ankand , 5 prej tyre ndodhen në fshatin Rinia, të cilat janë tokë arrë. Vendimi për sekuestrimin e pasurive ka ardhur menjëherë pasi banka Instesa Sanpaulo ka nxjerë titullin ekzekutiv, ku në vendimin e gjykatës së Tiranës flitet për një kredi të marrë nga ana e manjatit të naftës me një vlerë prej 4.4 milion euro, kredi e cila nuk është shlyer.