A1 Reporrt - 23-vjetori i PD ne Durrës, Basha: Te largojme qeverine e negativitetit

Report TV 2015-08-21

Views 2

DURRËS - Partia Demokratike feston 23-vjetorin e themelimit të saj. Festa sot është zhvendosur në Durrës, ku mes simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj partie merr pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lulzim Basha, theksoi nevojën e ringritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike, si një mundësi për të forcuar këtë alternativë politike. Basha tha se një fillim i ri, mbetet sfidë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se forcimi i PD i nevojitet vendit "për të larguar nga pushteti qeverinë e negativitetit".

"Bashkimi dhe ribashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar, që janë ringritur nga humbjet, në respekt të dinjitetit dhe personalistetit të të gjithëve. Ky është apeli për të gjithë demokratët. Ribashkimi i të gjithë kontributeve historike, bashkimi i i të gjithë demokratëve, domosdoshmëri e kohës. PD e ribashkuar është një nevojë kombëtare, pasi ne jemi alternativa e të majtës në pushtet, pasi ne jemi forca e largimit nga pushteti të qeverise se negativitetit; qeverisë së cënimit të marëdhënieve të shkëlqyera me aletatët dhe ndërkombëtarët, qeverinë që nëpërkëmb dhe kërcënon çdo ditë demokracinë. projekton varfërinë për shqipatrët, qeverinë përgjegjëse për dy dhe tre fiushin e krimit, qeverinë që rrezikon recesionin dhe destabilizimin", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form