Report TV - Basha në Durrës: Rama po blen deputetë të rinj si të ishin bagëti në tregun e Milotit

Report TV 2019-03-15

Views 0

Kreu Demokrat, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku u takua me banorë dhe studentë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës. Basha tha se Edi Rama e trajton parlamentin si banjo publike ndërsa blen deputetët si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

Ai bëri akuza ndaj Edi Ramës dhe Vangjush Dakos të cilët sipas tij kanë ardhur në pushtet duke vjedhur popullin dhe tashmë janë peng të oligarkëve që i kanë sjellë në pushtet.

"Vangjush Dako dhe Edi Rama janë peng të parave të krimit me të cilat kanë ardhur në pushtet. Dako ka rritur taksat dhe e ka bërë naftë më të shtrenjtë në Europë. E kanë palosur sistemin shëndetësor. Paratë që duhet të shkonin për investimet i vjedhin disa oligarkë. Edi Rama sot ka të gjitha pushtete. Ai e trajton parlameentin si banjo publike ndërsa deputetët si bagëti që shiten në tregun e Milotit. Shqiptarët e treguan refuzimin e këtij sistemi me 21 shkurt. Ne dëgjuam zërin e studentëve dhe zërin e qytetarëve dhe vendosëm t'i japim fund kësaj fasade, sepse çdo amendament që ne paraqitëm në kuvend ata e votuan kundër.

Propaganda e Edi Ramës, vdiq, ngordhi. Kur ne denonconim kanabizimin ai qesht e përqshte. Edi Rama futi ekonominë në kolaps. Ne kurrë s'kemi qenë më të qartë se sa kur i dhamë fund parlamentit të krimit dhe hajdutërisë. Provokimet që po bën me ata të mjerët që i peshkon andej e këtej do të marrin fund ditën e nesërme. Shqiptarët kanë vendosur të marrin fatin e tyre në duart e tyre deri në fitore.

Beteja jonë nuk është e lehtë. Kjo betejë është vetëm fillimi. Duhet t'i çojmë para drejtësisë dhe paratë që kanë grabitur t'ia kthejnë qytetarëve. Vendi duhet të ketë institucione që nje grup oligarkësh të mos marrë më peng vendin tuaj. Që të ndoshë kjo na duhet ndihma juaj, Në emër të PD kërkoj ndihmën tuaj që të bëjn një pak kombëtar që të shembin në themelë këtë regjim", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form