ELBASAN - Rritja e çmimit të cigareve pas vendimit të qeverisë për rritjen e akcizës për këtë produkt ka sjellë edhe impaktin e parë tek tregtarët në qytetin e Elbasanit.
Këtë fakt e pohojnë shitësit, të cilët theksojnë së shumë blerës kanë filluar të shmangen dhe ankohen për rritjen e çmimit.
Sipas tregtarëve, duhanpirësit gjithnjë e më shumë konsumojnë cigaret e hapura, ndërsa vetë klientët shprehen e kanë të pamundur të lënë atë.
Ndërkohe që duhanpirësit, ndërsa theksojnë se kjo rritje do të ketë një impakt negativ në ekonominë e familjeve të tyre, shprehen se e kanë të pamundur të heqin dorë nga cigarja.
Ndërkaq, mesa duket lënia e duhanit tashmë është vetmja mënyrë për këta persona për të mos rënduar më shumë ekonominë e familjeve të tyre.