A1 Report - Elbasan, Ministri Çuçi: Reforma territoriale një domosdoshmëri

Report TV 2015-08-21

Views 0

ELBASAN - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bled Çuçi i pranishëm sot në Elbasan tha se reforma territoriale është e domosdoshme për t'iu përgjigjur zhvillemeve të mëdha demografike që kanë ndodhur në Shipëri këto 24 vitet e fundit. Në vijim të takimeve për prezantimin e reformës territoriale ministry Çuçi e cilësoi reformën administrative, kryereformë që do të ndryshojë cilësinë dhe qasjen e të gjitha shërbimeve ndaj qytetarit.

"Elbasani dhe e gjithë Shqipëria na votoi për të berë reforma të përgjithshme në çdo sektor të vendit" citoi ministri. Shqipëria, sot paraqitet e copëtuar, me më shumë se 300 njësi administrative dhe shumë pak shërbime arrijnë të shkojnë deri tek qytetari. Prandaj kjo reformë kërkohet sot nga të gjithë qytetarët, biznesi dhe vetë pushtetarët lokalë, si dhe mbështetet edhe nga faktorët ndërkombëtarë". tha ministri Çuçi.

Duke vazhduar më tej ministri tha se edhe opozita e kërkon reformën administrative, ndërsa I cilësoi kundërshtitë e saj si thjesht për arsye politike.

Ndërkaq edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e cilësoi domosdoshmëri urgjente reformën administrative. ndërsa kërkoi që në këtë reformë përcaktues të mos jetë vetëm numri i banorëve, por edhe sipërfaqja territoriale.

Në këtë takim konsultues për reformën territoriale merrnin pjesë përfaqësues të njësive vendore nga i gjithë qarku, përfaqësues të biznesit si dhe deputetë të Elbasanit.

Share This Video


Download

  
Report form