A1 Report - Xhihad 2014, si perfundojne drejt Sirise fanatiket shqiptare

Report TV 2015-08-21

Views 7

Në kulmin e luftimeve mes ekstremistëve, opozitës dhe qeverisë në Siri, kohët e fundit janë vërejtur "eksode" të shqiptarëve që shkojnë atje për Xhihad, porse një fenomen tepër i rëndë po shfaqet së fundmi: Marrja me vete e grave dhe fëmijëve. Lajmi konfirmohet për gazetën "Shqiptarja.com" nga burime pranë organeve ligjzbatuese, të cilat theksojnë se gjithçka po ndodh në një moment kur në Siri kanë avancuar grupe ekstremiste që po sfidojnë edhe Al-Kaedën.

Skema e largimeve
Fenomeni po përhapet me shpejtësi të frikshme në dyert e familjeve shqiptare, ku burimet e rezervuara thonë se Shqipëria e Mesme, Korça dhe pjesë të Malësisë janë zonat më të prekura. Për të mbuluar gjurmët, kryefamiljarët, që më parë kanë pasur lidhje me OJF të ndryshme myslimane, organizojnë ikjen, duke i maskuar familjet si vullnetarë të këtyre organizatave, në ndihmë të popullsisë civile. Ky është justifikimi dhe sapo kalohet përmes Turqisë, burra, gra e fëmijë i dorëzohen "ferrit të tokës", nga ku dalja gjallë mbetet çështje fati. Mediet e fuqishme botërore e kanë konfirmuar faktin se me të shkuar atje burrat luftojnë për të formuar shtetin e madh islamik, ku do të sundojnë ligjet e Zotit, ndërsa gratë dhe fëmijët përdoren si mbrojtje e ektremistëve kundrej sulmeve të forcave qeveritare.

1 mijë fëmijë të vrarë
Nga ana tjetër, për të pasur një ide më të qartë rreth situatës atje, mjafton të fiksohet fraza se "Më shumë se 11.000 fëmijë janë vrarë në luftën civile". Kjo deklarohet nga grupi për kërkime në Oksford, i cili në raportin "Fate të vjedhura" thotë se shumica e 11.420 fëmijëve të raportuar të vdekur, u vranë në shpërthime dhe shumë të tjerë u qëlluan për vdekje. CNN thotë se, sipas raportit, ajo që është më shqetësuese, nuk është numri i fëmijëve të vrarë në këtë konflikt, por mënyra se si ata janë duke u vrarë.

Bashkëautorja e raportit Hana Salema tha në një deklaratë se "Më shumë se 1.000 fëmijë ose u ekzekutuan ose u vranë nga snajperët, teksa 112 foshnja janë torturuar para se të vriten. Grupi i kërkimeve të Oksfordit tha se Alepo ishte vendi më me shumë vdekje të fëmijëve, me 2.223. Gjigandi mediatik CNN thotë se statistikat janë marrë nga listat e viktimave të organizatave siriane nga marsi 2011 deri në gusht 2013. Në qershor, Kombet e Bashkuara thanë se 6.500 fëmijë janë vrarë nga fillimi i luftës.

U përdhunuan 6 mijë femra
"Rreth 6000 femra janë përdhunuar që nga fillimi i konfliktit në mars 2011"-deklaron rrjeti Euro Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut (EMHRN). Një zëdhënëse tha se gratë janë shënjestër për snajperët dhe po përdoren si mburoja njerëzore, shpesh me fëmijët e tyre. "Ato janë duke u përdorur si privilegj", tha zëdhënësja e EMHRN, Hayet Zeghiche për BBC. Raporti thotë gjithashtu se rrëmbimi i grave është bërë strategji e shkëmbimit të të burgosurve si dhe përdoren për hakmarrje, përdhunime në grup, etj teksa bëhen të papranueshme për shoqërinë.

Share This Video


Download

  
Report form