Fillimi i vitit të ri ka shtuar rritjen e numrin e personave me simptoma të gripit në Maqedoni. Vetëm në javën e parë të janarit janë regjistruar 366 raste të reja me simptome të gripit thonë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i sezonit ka arritur në 1.343. Numri më i madh i rasteve janë raportuar në dhjetor 606, ndërsa vetëm në javën e parë të janarit janë raportuar 366 njerëz. Vitin e kaluar në javën e parë të janarit ka pasur 143 pacientë, që do të thotë se këtë vit është rritur numri i njerëzve me simptoma të gripit për 2.6 herë. Numri më i madh i pacientëve me simptome të virusit të gripit janë regjistruar në Kumanovë 324, pastaj vijon Tetova me 252 persona dhe Shkupi me 214 persona. Gjatë javës së parë të vitit në laboratorin për viruse në Institutin e Shëndetit Publik janë marrë tri mostra për testim, nëse ka prani të virusit të gripit dhe të gjitha tre kanë qenë negative ndërsa që në fillimi i sezonit në laborator kanë kaluar 26 mostra dhe tek 6 persona është zbuluar prania e virusit AH1N1 i njohur zakonisht si gripi i derrit. Organet kompetente presin rritje të vazhdueshme të virusit të gripit në javët e ardhshme. Bojana Simonoviq