Rritet numri i personave me mbi peshë

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Rritet numri i personave në mbipeshë në vend. Sipas të dhënave të Institutit të shëndetit publik, në rritje është numri i qytetarëve të cilët ndjekin gjithnjë e më shumë stilin perëndimor të jetesës, duke konsumuar ushqim të shpejtë. Shifrat flasin se madje 60 % e burrave dhe 47 % e grave, të moshës mbi 20 vjeçarë, janë në mbipeshë. Me udhëzuesin për ushqim të shëndetshëm të popullatës, autoritetet shëndetësore do të luftojnë me rreziqet që nxitin tepricë kilogramësh.

"Mendoj se ky dokument do të jetë një lloj revolucionit, së pari për ngritjen e vetëdijes qytetare, e së dyti për ndjekjen e mënyrave të vërteta. E dini se flitet shumë për mënyrat, për konsumimin, e të tjerë, por tani, më në fund do të kemi diçka tek e cila do të mbështetemi si bazë, dhe ta zbatojmë", tha Igor Spirkovski, Instituti i shëndetit publik -ISHP .

Një e treta e fëmijëve të moshës 6-7 vjeç kanë mbipeshë, kurse 13% konsiderohen akoma më rëndë me mbipeshën, si obezë. Pesha e rritur, ushqimi jo cilësor dhe mungesa e aktivitetit fizik, janë rreziqet kryesore, sipas mjekëve, që çojnë në vdekjen e popullatës për shkak të sëmundjeve të zemrës, tensionin e lartë, sëmundjen e sheqerit, osteoporozën dhe disa lloje kanceri. Rekomandimet e udhërrëfyesit janë destinuar për personat e shëndoshë mbi moshën 2 vjeçare e sipër, dhe ajo është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 10 ditëve të ardhshme priten edhe propozime për ndryshimet dhe plotësime eventuale, e pastaj, udhërrëfyesi do të dërgohet për botim. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form