FIER- Dy ish-drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjëllës-Kanalizimeve, dhe ish-kreu i Komunës Mbrostar në Fier, janë kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurori për këta 3 ish-zyrtarë, si dhe për 2 përgjegjës të tjerë, pasi pas auditimit të bërë në këtë drejtori kanë rezultuar shkelje dhe abuzime me prokurimet publike.
Sipas KLSH, nga auditimi i përfunduar në dhjetor 2013, rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimi arrin në vlerën mbi 1.3 milionë euro.
Në një njoftim për shtyp, KLSH bën me dije se pas konstatimit të shkeljeve në tenderin me objekt "Furnizimi me ujë i plazheve Durrës Kavajë nga pusshpimet e Çermës loti III", u bë kallëzim penal në ngarkim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të DPUK-së M. Ç., dhe ish-Përgjegjëses së Sektorit të Financës M.S., për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "falsifikimit të dokumenteve".
Po kështu, kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, është bërë edhe në ngarkim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të DPUK-së, shtetasit me iniciale E.H., pas konstatimit të shkeljeve në tenderat "Furnizimi me ujë i plazheve Durrës- Kavajë nga pusshpimet e Çermës loti III" dhe "Furnizim me ujë i zonës së Kënetës, Durrës zona 8-14."
Nga auditimi i bërë, kanë rezultuar shkelje edhe në tenderin me objekt "Rrjeti i ri i Kanalit të Ujërave të Zeza i fshatit Mbrostar-Ura faza e parë, Komuna Mbrostar, Fier". Lidhur me këtë fakt, KLSH ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për konsumimin e veprës penale shpërdorim detyre, edhe për shtetasin V. B., ish Kryetar i Komunës Mbrostar, dhe dy nëpunës të tjerë: T.N., në cilësinë e Kolaudatorit dhe A. K., në cilësinë e projektuesit.
Nisur nga shkeljet e konstatuara, KLSH ka rekomanduar që Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve (DPUK) në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, t'i propozojë Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve rishikimin e Vendimeve të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve "Për përcaktimin e kritereve për ndarjen e fondit për Zhvillimin e Rajoneve" lidhur me vendosjen e kritereve më të qarta për alokimin e fondeve të investimeve dhe grandeve konkurruese si dhe aplikimin e tyre në mënyre konsistente.
Në këto kushte, KLSH ka rekomanduar që: DPUK në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrujkturës, t'i propozojë Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve rishikimin e Vendimeve të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve "Për përcaktimin e kritereve për ndarjen e fondit për Zhvillimin e Rajoneve" lidhur me vendosjen e kritereve më të qarta për alokimin e fondeve të investimeve dhe grandeve konkurruese si dhe aplikimin e tyre në mënyre konsistente.
NJOFTIMI I PLOTË I KLSH
KLSH përfundoi në dhjetor 2013 auditimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve (DPUK), Tiranë për periudhën 01.01.2012 deri 30.9.2013, me objekt " Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik e financiar". Nga auditimi rezultuan një sërë shkelj...