VLORE- Gjykata e shkallës së parë Vlorë jep arret me burg për babain e 13 vjeçares i cili akuzohet për përdhunim. Po sot gjykata la në arrest me burg dhe dy të akuzuarit e tjerë, dy kushërinj, B.L. 26 vjeç, F.G.24 vjeç, ndërsa la me detyrim paraqitje A.L. 14 vjeç.
46 vjeçari akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 13 vjeçare. Vetë vajza nga fshati Lekaj i Lushnjes denoncoi në polici të atin dhe dy djemtë. Masa e arrestit është marrë në gjykatën e Vlorës pasi në këtë gjykatë ka seksion për të gjykuar të miturit.
13- vjeçarja me inicialet M.L akuzon të atin dhe dy të kushërinjtë e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë tregon se është bërë pre e kësaj dhune në nëntor e në dhjetor të 2013.
Ajo thotë se nuk kishte bërë denoncim në polici, pasi i ati e kishte kërcënuar se do ta vriste, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti për mbrojtjen e saj dhe të gjyshit me të cilin ajo jetonte.
Madje gjyshi i të miturës kërkoi ndihmë dhe mbrojtje nga shteti, pasi kishte frikë se sapo i biri të dalë nga burgu mund ta vrasë atë dhe të bijën që e denoncoi.
Vajza 13 vjecare me inicialet M. L jetonte me babain dhe gjyshin, pasi nëna e kishte lënë të vogël dhe ishte martuar sërish në Peqin.