A1 Report - Skandali ne Gjykaten e Pukes 5 arrest me burg, 1 arrest shtepie

Report TV 2015-08-21

Views 13

TIRANË -- Gjykata e Apelit në Tiranë lë sot në "arrest me burg " edhe dy prej të arrestuarve të gjykatës së Pukës, të akuzuar për korrupsion në drejtësi pas denoncimit në emisionin "Fiks Fare".

Apeli vendosi të lërë në arrest me burg avokatin Fran Dashi dhe sekserin Dëfrim Prençi. Ndërkohë i vetmi që është liruar është prokurori Pëllumb Premçi, me masën "arrest shtëpie".

Tri ditë më parë, Gjykata e Apelit shqyrtoi dhe la në burg edhe 3 prej 6 të arrestuarve të skandalit të Pukës. Gjykatësja Zeqine Sollaku ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Meliha Kukaj, ish-kancelare, Liljana Shkjau, ish-sekretare e Gjykatës së Pukës, Fariz Xhurxhi me funksion avokat ku këta persona u arrestuan pas skandalit të denoncuar në emisionin "Fiks fare".

Kukaj, Shkjau dhe Furrxhi u arrestuan mëngjesin e 8 dhjetorit, disa ditë pas skandalit të denoncuar në emisionin Fiks Fare, teksa merrnin rryshfet në këmbim të lirimit të disa disa të arrestuarve gjatë protestave për një kompani minerare në Kukës.

Në total për skandalin e Gjykatës së Pukës u arrestuan 7 persona, ku pas 6 arrestimeve të para u vu në pranga dhe gjykatësi Shtjefën Lleshi, i cili dhe ai është me masë sigurie "arrest me burg".

Ndaj të arrestuarve janë ngritur disa akuza, ndërsa këta të fundit nuk pranojnë asnjë akuzë dhe deklarojnë se janë të pafajshëm.

Share This Video


Download

  
Report form