Stina artistike në Teatrin Kombtar të Operas dhe Baletit, do të hap siparin me operën "Toska" të Puçinit. Dashuria, drama, trilleri janë disa nga tematikat që kjo vepër ndërthur e sjellë në skenë në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe në digjirimin e Edmond Dokos, "Toska" do të vijë për publikun si premierë në datën 14 janar duke paraqitur jo vetëm muzikën, por edhe anën aktoriale të interpretuesve.
Operën Toska e sjellin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletiti emra të njohur Eva Golemi, Marjana Leka; Ogert IslamiSidrit Bejleri Erlind Zeraliu.
Gjithashtu për vlen për të thkesuar se në këtë vepër janë hequr elementët realistë, të cilët kanë qenë pjesë në skenografinë e mëparshme. Opera "Toska" e Puçinit është me tre akte duke sjellë një opera triller, një dramë dashurie, e cila është vendosur me sfond historik në Evropën e Revolucionit Francez.
Përveç premierës së datës 14 janar, "Toska" do të ngjitet sërish në skenë në datat 21 dhe 24 janar në Teatrin Komëbtar të Operas dhe Baletit.