Pushteti presion ndaj komunës Qendër

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Pushteti vazhdon presionet ndaj Komunës Qendër. Sot edhe 14 punëtorë të tjerë të punësuar nëpërmjet Agjencisë për punësim të përkohshëm mbetën pa vendet e tyre të punës, ndërkohë që është paralizuar plotësisht funksionimi i sektorëve kryesorë të saj përfshirë kabinetin e Kryetarit të Komunës, Andrej Zhernovski. Numri i punëtorëve që u lëshuan nga puna dy javët e fundit arrin në 34. Zhernovski akuzoi pushtetin se përmes kërcënimeve dhe presioneve dëshiron të bllokojë punën e Komunës, e cila ka arritur të zvogëlojë borxhet e Komunës në 63% pikërisht me ndihmën e këtij ekipi.

"Që kur VMRO DPMNE-ja erdhi në pushtet viti i 7 tashmë, ata mund ta punësojnë kë të duan kur të duan por kur ndonjë institucion tjetër në këtë rast Komuna Qendër vjen në pushtet nuk mund të punësojmë njerëz më të cilët duam të punojmë por sërish duhet të pranojmë se kë do ta caktojë Qeveria. Por presionet dhe kërcënimet e tilla të qeverisë nuk do të na shpërqendrojnë nga përcaktimi ynë për të realizuar atë që premtuan. Është e vërtetë se projektet janë bllokuar por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që ky ekip të kthehet, më qëllim që Kabineti edhe udhëheqësit e sektorëve dhe sektorët të funksionojnë normalisht dhe të vazhdojmë të kryejmë punën me sukses", deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Zhernovski së bashku me punëtorët e lëshuar nga puna iu drejtuan mediave përpara Komisionit të shkallës së dytë që vendos për ankimimet rreth furnizimeve publike, e cila deri në nesër duhet të sjell vendimin rreth Agjencisë e cila duhet të marr përsipër punësimet në këtë Komunë.

"Ne nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë edhe më tej sepse ne duam të ofrojmë mundësi të gjithëve, nuk mund që mesazhi që dërgon ky pushtet të jetë se në administratën shtetërorë mund të punojnë vetëm ata që kanë librezë partiake të partisë në pushtet. Ne do të duhet të mblidhem para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale e cila ushtron presion ndaj firmave të cilat do të marrin përsipër që të kryejnë punësimet e përkohshme në Komunën Qendër", u shpreh Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Funksionimi i Komunës Qendër u bllokua pasi dy agjencitë të cilët kryenin punësimet e përkohshme në Komunën Qendër mbetën pa licenca për të kryer këtë veprimtari. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form