Çuçi: Në zgjedhjet vendore shkojmë me ndarje të re territoriale

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Zgjedhjet e Vitit 2015 do ta gjejnë Shqipërinë me ndarje të re territoriale. Në një intervistë për A1 Report Ministri për Mardhëniet me Pushtetin Vendor Bled Çuçi shpjegon se Parlamenti në nisje të punës së sesionit të ri do të ngrejë një komision të posacëm që do të merret me reformën administrative territoriale.

Ky komision do të bëjë gati draftin e hartës territoriale, për të kaluar më tej në parlament, pas kosultimeve edhe me qytetaret.

Sipas ministrit , kësaj harte do ti bashkangjitet edhe paketa ligjore e cila do të jetë gati në 3 mujorin e parë të 2015 per te cilen do te punohet ne nje axhende te perbashket me USAID-in.

"Kjo reformë do të mbyllet brenda sesionit parlamentar dhe duhet që në zgjedhjet e ardhshme të shkojmë me reformën e re territoriale. "- thotë Çuçi.

Duke ju pergjigjur edhe skeptikeve për këtë reformë Ministri Cuci pohon se kjo ndarje terrritoriale nuk do të cënojë aspak mandatet e deputetëve.

Reforma e cila parashikon te shkurtojë 50 % te komunave, do të sjellë një sërë benefitesh, si forcimi i pushtetit vendor, rritja e kapaciteteve nga burimet e veta dhe konsolidimi i tij.

Share This Video


Download

  
Report form