A1 Report - Biznesmeni grek peng per 3 mln euro, bind shqiptarin qe ta liroje

Report TV 2015-08-21

Views 1

Merret peng për 3 milionë euro një prej biznesmenëve më të njohur grekë, por brenda 48 orësh ai është lënë i lirë.

Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i "Karamolegos Bakery", kishte arritur që të binde njërin prej rrëmbyesve që ishte shqiptar që ta lironte. Lajmi ka bërë jehonë në Greqi, ndërsa shqiptari bashkë me një person tjetër është vënë në pranga nga policia e Atikës, në Athinë.

Shqiptari ishte pjesmarrës në grupin e organizuar kriminal që organizoi rrëmbimin e bisnesmenit më të njohur grek.

Mediet greke bëjnë me dije se biznesmeni i njohur u la i lirë të martën dhe është i sigurtë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i "Karamolegos Bakery", u dërgua në stacionin e policisë në Atikën lindore, pas një operacioni të suksesshëm të policisë.

Dy nga rrëmbyesit e dyshuar janë arrestuar dhe policia, ndërsa në kërkim janë të dy të dyshuar të tjerë. Njëri nga rrëmbyesit e prangosur është shqiptar, por nuk publikohet identiteti i tij.

Rrëmbimi i Karamolegos ka ndodhur në shtëpinë e tij, në Athinën veriore. Makina e biznesmenit është ndaluar nga tre burra , të cilët e futën në bagazhin e një Mercedesi.

Rrëmbyesit e kanë mbajtur rob dhe kërkonin më shumë se 3 milion euro shpërblim për lirimin e tij. Sipas njoftimeve, Karamolegos, kur e gjeti veten vetëm me një nga rrëmbyesit e tij, që ishte pikërisht shqiptari që duhet ta mbikëqyrte, arriti të bindë atë për ta liruar, duke ia argumentuar kërkesën se policia po përgjonte telefonat e tyre dhe shpejt do t'i arrestonte.

Të dy shkuan në stacionin e policisë. Kompania e bukës tha se kishte marrë një kredi prej 2.3 milionë euro, ndaj ky mund të ishte shkak për rrëmbinin e biznesmenit.

Share This Video


Download

  
Report form