A1 Report - Nishani: I papranueshem kontrolli politik mbi sistemin e drejtesise

Report TV 2015-08-21

Views 0

Për herë të parë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani reagon për arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjen në raste korrupsioni.

Kreu i shtetit nënvizoi se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për instituicionet ligjzbatuese por ka shtuar se një zyrtar duhet të quhet i korruptuar në momentin kur ekziston një vendim gjyqësor që e fajëson.

"Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për instituicionet ligjzbatuese. Rastet më të fundit janë raste ende në hetim gjyqësor ndaj besoj se është detyrim ligjor të presim vendimet e gjykatave për fajësinë apo jo.

Presidenti Nishani në cilësinë dhe të kryetarit të KLD-së është pyetur edhe për reformën në këtë institucion, inicuar nga ministria e Drejtësisë. Kreu i shtetit tha se kjo reforme duhet te jete transparente e kundërta sipas tij , do te ishte forma më e lartë e korrupsionit.

"Presidenti mbetet i angazhuar të mbështesë çdo reformë të qeverisë dhe institucioneve që lidhen me reformat e sistemit të drejtësisë. Ka mjaft vend pë reforma, fokusuar në transparencën eficencën e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Çdo reformë është jetike dhe do ketë mbështetjen time. Çdo rast kur mund të tentohet të synohet mbajtja nën kontroll nga politika e sistemit të drejtësisë do të jetë e papranueshme pasi kjo është forma më e lartë e korrupsionit"- tha Nishani i pyetur në konferencën e përbashkët me presidentin e Bullgarisë i cili nisi sot vizitën zyrtare dy ditore.

Share This Video


Download

  
Report form