A1 Report - Tirane, plagoset me arme zjarri agjenti i policise gjyqesore

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Është plagosur mbrëmë me armë zjarri një agjent i policisë gjyqësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Mëzez të Tiranës, rreth orës 21:30, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit të policisë Artan Skura, 36 vjeç, banues po nga ky fshat.

Fatmirësisht polici ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës për Krime e Rënda Tiranë për veprën penale të "vrasjes së mbetur në tentativë të punonjësit të Policise së Shtetit dhe Mbajtjes pa leje te armëve të zjarrit".

Ndërkaq në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë sot paradite një 19-vjeçar, pas plagëve të marra me mjete prerëse nga një 41-vjeçar dje në qendër të Kamzës.

Lajmin e bën të ditur policia e Tiranës, në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme mbi ngjarjen e ndodhur në qendër të Kamzës, ku Maliq Mema 41 vjeç, pas një konflikti për të çastit ka goditur me një mjet prerës Imer K., 19 vjeç.

Ky i fundit nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra edhe pse është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku u theksua se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ngjarjes së djeshme Maliq Mema është shpallur në kërkim policor dhe policia vazhdon punën për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa materialet hetimore do t'i referohet Prokurorisë për veprën penale të "plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen".

Share This Video


Download

  
Report form