Plagoset me arme zjarri efektivi i policise ne kryeqytet

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Ermal Bregu, një 33 - vjeçar me detyrë punonjës policie i Komisariatit Numër 1, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja e ndodhi rreth orës 19:35, në zonën e ish - Parkut të Autobusëve. Gjithçka, sipas policisë, erdhi pas një konflikti të çastit mes efektivit Bregu, i cili ishte jashtë orarit të punës dhe dy banorëve të lagjes.

Në konflikt e sipër një prej tyre ka qëlluar me armë, duke e lënë efektivin e policisë të plagosur. 33 - vjeçari është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Share This Video


Download

  
Report form