A1 Report - Reforma territoriale, flet Meta: Komisioni, s'kemi rene dakord

Report TV 2015-08-21

Views 0

Pak orë pasi kryeministri Edi Rama i njohu opozitës të drejtësi e vetos për reformën territoriale, ka rezultuar e pasuksesshme përpjekja e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare për të ngritur komisionin e posaçëm për këtë reformë. Pasi ka shprehur keqardhjen për përfundimin e kësaj konference pa rezultate pozitive, kryeparlamentari Ilir Meta ka rreshtuar pasojat negative të mosmiratimit të reformës, pasi kemi të njëjtën ndarje territoriale si para 22 vitesh.
Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi i ka kërkuar opozitës që të mos vazhdojë lojën e pretendimeve, por të gjejë konsensusin për të miratuar reformën e ndarjes së re territoriale të vendit.
Por, kryedemokrati Lulzim Basha pretendoi se as LSI dhe as PS në asnjë moment nuk kanë lënë të kuptojnë se duan konsensus, ndërsa deklaroi se ai është një kusht i panegociueshëm.
Gjate paradites së të mërkurës në kryeministri u nënshkrua marrëveshja Star, e cila përfshin projektin e asistencës teknike që do të mbështesë reformën administrativo-territoriale.

Share This Video


Download

  
Report form