SHKODER- Shqipëria nuk do të importojë më energji nga jashtë!
"Me ndryshimet e reja klimaterike, bie poshtë paketa e parashikuar për import të energjisë, duke dhënë lajmin e mirë se nuk do të ketë probleme me furnizimin me energjinë elektrike".
Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, e ka thënë këtë gjë, duke inspektuar hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Komanit.
Gjiknuri theksoi se rreshjet e fundit kanë shtuar prurjet në hidrocentrale, çka ka sjellë përmirësim të situatës hidroenergjitike, duke garantuar furnizimin me energjinë në vend.
Lidhur me shkarkimet, ai theksoi se "kuotat janë të menaxhueshme, megjithatë janë marrë të gjitha masat nëse do të ketë prurje më të mëdha, të zbatohet rregullorja e digave".
Ministri i Energjitikës ka kërkuar menaxhim të mirë financiare dhe transparencë.
Ministri është njohur nga afër me gatishmërinë e hidrocentraleve, rezervat hidrike por dhe me stafin teknik dhe administratën.
"Korporata ka akumular borxhe dhe është e pafalshme të bëhen gabimet e mëparshme, ku janë denoncuar abuzime të tipit të blihet skafi me çmimin e jahtit", nënvizoi minisitri Gjiknuri.