KORÇË-Qindra persona me aftësi të kufizuar në rrethin e Korçës vazhdojnë të mos marrin ndihmën ekonomike, edhe pse fondi shtetëror për këtë është çelur.
Situata vazhdon të jetë e njëjtë prej 4 muajsh për këtë kategori sociale.
Nga ana e drejtorisë së Përkrahjes Sociale dhe Ndihmës Ekonomike, pohohet se shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e detajimi i plotë i fondit nga Ministria e Financës, e cila përcakton numrin e personave që iu takojnë të marrin ndihmën sociale.
Në qytetin e Korçës janë rreth 2500 invalidë të punës, të cilët nuk kanë marrë pagesën e invaliditetit për muajt Korrik-Nëntor dhe muajin Janar.