A1 Report - Gjuhë "të fortësh" në Komisionin e Sigurisë, Ndreu sherr me Nokën

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- Njerëzit që duhet të shqetësohen për Sigurinë ne vend, gati sa nuk kapen me grushta në Kryesinë e Kuvendit. "Me kë po flet ti? Me kë po flet? M'u zhduk" thotë ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka duke iu drejtuar anëtarit socialist në Komisionin e Sigurisë Pjerin Ndreu. Ndërsa me ndërhyrjen e Gardës për shmangien e përplasjes, në momentin kur Ndreu po dilte nga dera e sallës dëgjohet reagimi i tij drejtuar Nokës, duke i thënë "halabak".

Kjo ka qenë klima e krijuar në Komisionin e Sigurisë në ditën e raportimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përplasja verbale mes dy anëtarëve ka vijuar gjatë gjithë mbledhjes së sotme, ndërsa më e fortë ajo ka qenë në përfundim të Komisionit ku është dashur ndërhyrja e Gardës për të ndalur debatin, ndërsa deputetët kanë shmangur përplasjet fizike mes palëve.

Por debati i fortë mes ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe anëtarit socialist në komision Pjerin Ndreu, nuk ka qenë i vetmi, pasi e gjithë mbledhja e kësaj të marte ka qenë e ndezur, duke ndërprerë disa herë edhe fjalën e ministrit Tahiri.

E gjitha ka ndodhur brenda në ambientet e komisionit të Sigurisë ku Saimir Tahiri ishte thirrur në një seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve në kufi me Greqinë, por dhe për situatën kriminale në vend.

DEBATI NOKA-NDREU NË KOMISIONIN E SIGURISË
Ndreu: -Je injorant ore është në varësi të prokurorit
Noka: -Edhe në varësi të ministrit të Brendshëm
Ndreu: -Ik ore, e ke gabim
Noka: -Or ti e ke gabim
Ndreu: -Ikë ore e ke gabim, jeni të dy asnjeri s'merrni vesh
Noka: -Ashtu e gjykon ti, s'paska varësi nga ministri i Brendshëm
Noka: -Boll o boll, po ik o qërohu ti, s'merem me ty

Ndërsa Noka debaton, vijon debati. Ndërkohë që kryetari i Komisionit thotë se nëse vijojnë debatet do të jetë i detyruar të ndërpresë mbledhjen.
Ndreu: -O ti qyravec
Ndreu: -O ti qyravec, mos fol me mua me atë gjuhë, more vesh o.
Braho: -Po të vazhdojë kështu unë jam i detyruar ta ndërpres.

Share This Video


Download

  
Report form