A1 Report - Atentatori i prefektit Dervishi i punësuar nga Shpëtim Gjika

Report TV 2015-08-21

Views 0

Prej disa vitesh Marion Mitro ka punuar në bashkinë e Vlorës, duke kryer funksionin e inpektorit të INUV. Fillimisht u dyshua se ai ishte pjesë e INUK, por gazeta Shqiptarja.com arriti të kontaktojë me kreun e këtij institucioni Zyhdi Dajti, i cili bëri me dije se shtetasin Marion Mitro, nuk e ka pasur asnjëherë në borderotë e INUK. Dajti konfirmoi se ky person ka punuar në INUV të bashkisë së Vlorës, për disa vite me rradhë por prej rreth 6 muajsh është larguar nga kjo detyrë. I pyetur lidhur me prishjen ose jo të lokalit në zonën e "Ujit të Ftohtë", që ndodhet në pronësi të Marion Mitros, Dajti ka pohuar se gjatë aksionit të fundit në këtë zonë, nuk i kujtohej nëse kishte marrë një vendim për prishje objekti në pronësi të këtij shtetasi.

Share This Video


Download

  
Report form