A1 Report - PD: Nje ushtar i Zani Çaushit specialist i antidroges ne Vlore

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Partia Demokratike thotë se një ushtar i Zanit është emëruar së fundi specialist i anti-drogës në Vlorë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, doli sot në një prononcim për shtyp për të denoncuar atë që ajo e quan "skandal" të emërimit në Policinë e Vlorës të anëtarit të bandës së vitit '97

"Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj. Nëse doni të dini se si rilind Policia e Shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë. Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997."- tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form