A1 Report - Dekretet, PS:Nishani qëndrim politik, vë në diskutim Kuvendin

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Partia Socialiste e quan rast të paprecedentë reagimin e Presidentit Bujar Nishani, pas rrëzimit të dy dekreteve për Gjykatën e Lartë nga ana e Kuvendit.

Në një deklarë për median, deputetja Ermonela Felaj tha sot se përmes një deklarate të politizuar vë në diskutim vendimmarrjen e Kuvendit.

"Është rast i paprecedent kur një President i Republikës përmes një deklarate të politizuar vë në diskutim vendimmarrjen e Kuvendit, i cili si i vetmi përfaqësues i vullnetit të popullit, është në ushtrim të plotë të së drejtës kushtetuese që të japë pëlqimin, ose të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës"- tha Felaj.

Ajo shtoi se Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës në lidhje me vendimin e Kuvendit për mosdhënien e pëlqimit për dy kandidatura të propozuara si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

"Duke vënë re jo pa keqardhje në reagimin e Presidentit të Republikës, një pozicionim qartësisht politik, përsërisim se e gjithë procedura e ndjekur nga ky institucion në shqyrtimin e dekreteve për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik dhe Rregulloren e Kuvendit", theksoi Felaj në fjalën e saj.

Felaj ka ftuar që personat që bëjnë akuza politike të shikojnë tekstin e Komisionit të Ligjeve. "Për tu sqaruar rreth akuzave politike që karakterizojnë pozicionimin e Presidentit, ftojmë të gjithë të interesuarit, që të njihen me tekstin integral të raportit të hartuar nga Komisioni i Ligjeve. Larg çdo terminologjie joligjore, ky dokument qartëson gjithçka edhe mbi të ashtuquajturin qartësim të pretenduar nga Presidenti në deklaratën e tij", tha Felaj gjatë konferencës.

Për deputeten socialiste, "ndryshe nga raste të tjera, kur dekretet e Presidentit të Republikës, për emërime në organet kushtetuese liheshin për muaj e vite pa u shqyrtuar, apo pa u shqyrtuar kurrë, menjëherë sapo dy dekretet u përcollën në rrugë zyrtare, Kuvendi ka ndjekur gërmë për gërmë parashikimet ligjore në trajtimin e tyre".

"Terma të përdorur nga presidenti si "truk procedurial" nuk e cënojne nje proces të tille, të kryer në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Është rast i paprecedent kur një President i Republikës përmes një deklarate të politizuar vë në diskutim vendimmarrjen e Kuvendit, i cili si i vetmi përfaqësues i vullnetit të popullit, është në ushtrim të plotë të së drejtës kushtetuese që të japë pëlqimin, ose të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës", tha në fund të fjalës së saj, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga presidenti, Bujar Nishani dy ditë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form