A1 Report - Vrasja e dy anëtarëve të "Agimit të Artë", të dyshuar 1 shqiptar e 2 grekë

Report TV 2015-08-21

Views 2

ATHINE- Një shqiptar dhe dy shtetas grekë janë të dyshuarit kryesorë të policisë greke për vrasjen e dy anëtarëve të "Agimit të Artë" në Iraklio. Gazeta greke "To Vima" shkruan se këta tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e dy anëtarëve të "Agimit të Artë" para zyrës së kësaj partie në Athinë më 1 nëntor 2013.

Sipas gazetës greke tre të dyshuarit kanë qenë të akuzuar edhe për vepra të tjera penale, si grabitje me armë, vrasje të mbetur në tentativë, etj.

Oficerët e policisë kanë grumbulluar dëshmi të konsiderueshme për përfshirjen e tre të dyshuarve nëpërmjet përgjimit të telefonave nëpërmjet sistemit të Shërbimit Kundër Terrorizmit.

Sipas gazetës, policia dhe antiterrori grek kanë analizuar edhe filmimet nga kamerat e sigurisë, ku duken lëvizjet e personave që kanë kryer vrasjen e dy anëtarëve të "Agimit të Artë".

Share This Video


Download

  
Report form