A1 Report - Çelet Qendra e Informacionit për Efiçiencën e Energjisë

Report TV 2015-08-21

Views 8

TIRANË- Është hapur sot Qendra e Informacionit për Eficiencën e Energjisë. Qendra.
Qendra, e cila ndodhet pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore është bërë e mundur përmes financimit prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Bashkëpunimit të Republikës Federale të Gjermanisë nëpërmjet GIZ Fondet e Hapura Rajonale për Eficiencën e Energjisë.

Të pranishëm në ceremoninë e çeljes së kësaj qendre ishin Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe zëvendës ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Erik Tintrup.

GJIKNURI: KURSIMI I ENERGJISË, NA E DIKTON KOHA
Në fjalën e tij përpara medias dhe të pranishmëve, Ministri Gjiknuri deklaroi se kursimi i energjisë është një nevojë që e dikton koha, jo vetëm për rastin e Shqipërisë, përtej problemeve të mëdha që ne kemi dhe me humbjet.

Pikërisht, vijoi ai, ky është një element më shumë që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm se si ta përdorin energjinë në mënyrë më efiçente.

"Kjo fillon që nga godinat, nga mënyra të tjera të përdorimit të energjisë, në mënyrë që konsumi të ulet. Nevoja për energji do të vijë duke u rritur por, kjo nuk është pa limit dhe mbi të gjitha ka një kosto mbi mjedisin. Bota e qytetëruar, dhe ne si një vend që aspirojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian në të ardhmen, e kemi të nevojshme të implementojmë këto standard", vlerësoi Gjiknuri.


Ndërkaq, zëvendës ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Z. Erik Tintrup theksoi faktin se me mbështetjen e Qeverisë gjermane, në kuadër të Programit "Fondet e Hapura Rajonale për Eficiencën e Energjisë", qendra të tilla janë hapur edhe në kryeqytete të tjera të rajonit si në Podgoricë, Shkup, Sarajevë dhe Zagreb, duke dhënë kështu një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe të atij shumëpalësh midis vendeve të ndryshme të rajonit midis tyre si dhe me qeverinë Gjermane.

Z.Tintrup vlerësoi se projekti përbën një element mjaft të rëndësishëm të bashkëpunimit midis republikës federale të Gjermanisë përmes zyrës së GIZ, dhe administratës së bashkisë së Tiranës.

"Kursimi i energjisë, do të thotë një përdorim më efikas, më eficent i energjisë në mënyrë që për të njëjtin input të keni më tepër output. Koncepti i eficencës së energjisë në Gjermani ka treguar se është mjaft i dobishëm, dhe është i leverdisshëm, si për qytetarin, për qytetin, për mjedisin dhe për investitorët. Përmirësimi i eficencës së energjisë do të ketë treguesit e saj pozitiv edhe në Shqipëri. Kjo qendër që ne jemi duke hapur sot është hapi i parë në këtë drejtim", theksoi zv.ambasadori.

Share This Video


Download

  
Report form