LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen "18 tetori" në Lushnje, në familjen Leka.
Dy persona me maskë kanë hyrë në banesë me qëllim grabitjen dhe kanë dhunuar 3 pjesëtarë të familjes.
Gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka dhe nusja e tyre Eva janë goditur me mjete të forta dhe mjete mprehëse, sëpate.
Djali i të dëmtuarve Flori Leka, nuk gjendej në shtëpi kur ndodhi ngjarja,ndërsa nipi i tyre, arriti të fshihej. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën por me dëmtime të mëdha. Policia po punon për kapjen e autorëve.
TE MOSHUARIT U GODITEN ME SEPATE, PISTOLETE NE KOKE NUSES
Në momentin kur ndodhi ngjarja, në shtëpi ndodheshin gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka,nusja e tyre Eva dhe nipi i vogël. Djali i të dëmtuarve Flori Leka, sapo kishte dalë nga banesa.
Grabitësit kanë goditur me sëpatë dy të moshuarit ndërsa kanë kërcënuar me pisoletë nusen e shtëpisë, Eva për të treguar vendin se ku ndodheshin paratë.
VOGELUSHI: U FSHEHA POSHTE DIVANIT, KERCENUAN MAMIN E DONIN LEKET
"Ata u futën brenda te gjyshi, gjyshi bërtiti. Unë me mamin u fshehëm në kuzhinë. Unë u fsheha poshtë divanit dhe kapën mamin. Kërkonin lekët thonin më jepni lekët"- thotë vogëlushi i familjes në një dëshmi për A1 Report.
Maskat janë larguar pa arritur të marrin asgjë sepse në shtëpi nuk gjendeshin para.
Dy te moshuarit jane derguar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndersa nusja e shtëpisë ka dhene shpjegimet ne polici.