A1 Report - Lushnje, hyjnë të grabisin dhunojnë 3 pjesëtarët e familjes

Report TV 2015-08-21

Views 5

LUSHNJE- "Sill lekët ose do të vrasim djalin". Duke bërtitur dhe kërcënuar, dy persona me maska kanë grabitur mbrëmjen e djeshme familjen Leka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "18 tetori" në Lushnje, në familjen Leka, kur në banesë ndodheshin 4 persona.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy persona, me maska që dyshohet se janë banorë të zonës, kanë shkuar tek familja Leka me qëllim grabitjen dhe kanë dhunuar 3 pjesëtarë të familjes.

Gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka dhe nusja e tyre Eva janë goditur me mjete të forta dhe mjete mprehëse, sëpate.

Djali i të dëmtuarve Flori Leka, nuk gjendej në shtëpi kur ndodhi ngjarja, ndërsa nipi i tyre kishte arritur që të fshihej. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën por me dëmtime të mëdha. Policia është duke punuar për kapjen e autorëve të grabitjes.

TE MOSHUARIT U GODITEN ME SEPATE, PISTOLETE NE KOKE NUSES
Në momentin kur ndodhi ngjarja, në shtëpi ndodheshin gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka,nusja e tyre Eva dhe nipi i vogël. Djali i të dëmtuarve Flori Leka, sapo kishte dalë nga banesa.

Grabitësit kanë goditur me sëpatë dy të moshuarit ndërsa kanë kërcënuar me pisoletë nusen e shtëpisë, Eva për të treguar vendin se ku ndodheshin paratë.

Autorët e kanë kërcënuar me pistoletë në kokë nusen e shtëpisë duke i thënë edhe: "Sill lekët ose do të vrasim djalin".

"Më goditën me kazmë, më goditi këtu te koka deri nga e djathta. Ata erdhën dhe kërkonin lekë, ku i keni lekët thoshin. Po çfarë lekësh kemi ne, ne pensionistë jemi. Pastaj hapën dollapin aty ne mbanim gjerat ushqimore pastaj ikën", ka deklaruar i moshuari, Sako Leka.

Sipas të dhënave, familja Leka ishte e varfër dhe jetonte me lekët që fitonin nga shitja qumështit.

Share This Video


Download

  
Report form