Debate të ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Berisha ka hedhur akuza për emërime të paligjshme në Policinë e Shtetit dhe sipas tij, mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisionit Hetimor pasi kanë frikë.
Ndërsa në përgjigjen e tij, ministri Sajmir Tahiri tha se, Berisha të mos ketë frikë se harrohet nëse nuk del në foltoren e Kuvendit apo në televizion. Tahiri akuzoi opozitën se me deklaratat e tyre, inkurajojnë krimin në vend.
Ndërkaq gjatë orëve të paradites ka pasur një debat të ashpër mes deputetit Erjon Braçe dhe ish-kryeministri Sali Berisha për energjinë. Gjatë debatit, Braçe e ka akuzuar Berishën se duhet të mbajë përgjegjësi penale për CEZ Shpëndarje.
Seanca e Kuvendit ka nisur në orën 11:00 të paradites dhe deri në orën 21:30 minuta vazhdonte.
ORA 16:57 BERISHA: LIDHJET E QEVERISË ME KRIMIN JANË MË TË RREZIKSHMET
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë, për lidhje ndaj krimit, për lidhje me rrjetin e tritolit dhe sipas tij, Karçini ishte sponsori kryesor i Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.
"Aleanca e krimit dhe antiintegrimit nuk mundet kurrë të pranojë hetimin e lidhjeve të saj me krimin. Ne kemi kërkuar komision parlamentar për të nxjerrë në dritën e diellit gjithçka ndodh por kjo na mohohet. Ne e kemi kërkuar këtë sepse në krye të ekzekutivit ka ardhur një njeri me lidhje të fuqishme me bandat e Europës. Kryekreu i socialistëve ishte mik i ngushtë me bandën e rr. së Kavajës dhe bashkë me të ndërtuan Republikën. Daut Kadriovski me shkrim e ka akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e gruas së tij, Dilës. Kryekreu i tyre është i njohur si njeriu që ka ndërtuar qindra metra katrorë me bandën e Hakmarrjes së Drejtësisë. Citohet në regjistrimet e Bandës së Lushnjes, atë të Dritan Dajtit, etj", deklaroi Berisha.
Siaps ish-kryemnistriti, "për çdo partner tani është i rëndësishëm të dihet se, cili është qëndrimi i tij tani që është bërë kryeministër. Janë dy mendime që kanë: Një Policia e Shtetit është zhdukur, është kthyer në ministri dhe e dyta është se, policia ka marrë në patronazh drogën. Këto të dyja bashkëqytetarë i mbyllin dyer Shqipërisë në Europë. Vëzhgime shumë të besuara se, Vlora, Durrësi etj, drejtohen nga ish-policë".
"Njeriu që kryekreu zgjodhi për kryepolic është shkarkuar si një megarryshfetgji megamilionësh. Këto i di unë dhe i di edhe ai që erdhi pas meje. Por këtij nuk i intereson pasi mund të vjedhë me të. Në cilin vend emërohet në krye të ministrisë së Brendshme, njeriu që një javë pas emërimit i vritet ortaku", tha Berisha.
"Karkini është sponsori kryesor i ministrit dhe kryeministrit në para. Nuk ndihmohet policia duke fshehur krimet, pasi kështu shkel me kufomat. Fat i madh që u dorëzua ai dhe uroj që Shqipëria të çlirohet nga një rrjet i madh i tritolit. Këta për 7 ditë nuk ja morën dëshminë. Në çdo shtet ka rregulla marrja e dëshmisë. Dhe ky bashkëpunëtor në vrasje u la 7 ditë jashtë dhe u arrestua vetëm kur u hodh n...