TIRANE- Pas aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve me konkurentët për shkollën e Policisë, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një reagim për mediat, deputeti Arben Ristani tha se "Rama e Tahiri zhbënë Policisë e Shtetit". Ndërkaq, duke iu referuar konkursit për shkollën e Policisë, Ristani tha se nuk mund të flitet për risia apo progres, pasi procedurat për këtë shkollë kanë qenë standarde edhe gjatë viteve të kaluara.
"Nuk flitet më për inovacion, progres, siguri. Procedura të tilla kanë qenë standarde edhe për vitet e kaluara për studentët e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flitet për siguri kur tritoli po bëhet i përditshëm, apo kur droga po shtohen çdo ditë. Krimet e vrasjet e shtetit po shtohen", tha Ristani.