TIRANË- Nëse skema e pensioneve në Shqipëri nuk reformohet, sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, "e nesërmja do të jetë një katastrofë financiare për të gjithë."
Erion Veliaj e ka bërë të ditur këtë sot në mbledhjen e parë të grupit të punës, të mbajtur në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Sipas tij, në Shqipëri janë shumë pak të siguruarit në skemën e sigurimeve shoqërore, prej atyre që sot përbëjnë moshën aktive të popullsisë.
Probleme kanë edhe ata që sot janë të siguruar dhe derdhin kontribute shoqërore.
"Masa e fitimit është shumë e ulët dhe ka treguar se mund të përkeqësohen raportet me pagat që tregon skema. Skema është e papërballueshme për financat publike", tha Veliaj, duke shtuar se skema e sigurimeve shoqërore ka rritur defiçitin, duke arritur në 420 mijë dollarë.
"Të njëjtët njerëz njëherë iu duhet të paguajnë sigurime shoqërore dhe njëherë të paguajnë sigurime për të mbajtur skemën gjallë. Kjo është e pandershme në raport me qytetarët", vijoi Veliaj.
ÇDO BIZNES I VOGËL KA TË SIGURUAR VETËM 1 PERSON
Sipas Veliajt, në vitin 2013 ishin 640 mijë kontribues të skemës dhe raporti i përfitimit ishte 1,1 kontribues për 1 përfitues. Ndërkohë që ky raport duhet 4 të jetë me 6 për një përfitues.
Për Veliajn, "Ky raport është alarmant për shkak të informalitetit. I bie që të siguruar për biznesin e vogël është 1.45 punonjës për çdo biznes". Ai ka bërë të ditur se, "Edhe ata që janë pjesë e skemës e bëjnë vetëm për pagën minimale, edhe për faj të vetë skemës, ku ata me paga të larta mund të paguajnë deri 5-fishin e kontributit por mund të marrin vetëm 2- fishin e kontributit të atyre që paguajnë rrogën minimale".
PENSIONET NË FSHAT, SI ASISTENCË SOCIALE
Problem i mprehtë sipas ministrit Veliaj "është diferencimi mes skemës së pagesave ruarale dhe urbane."
"Skema rurale është kthyer në një lloj asistence sociale", theksoi ai.
"Me ndryshimet demografike është e padallueshme, ku filllojnë disa fshatra e disa qytete. Një rrugicë paguan shumë, njëra jo. Kjo është e pandershme për gjithë qytetarët që paguajnë kontribute. Nëse skema qëndron pa u reformuar, atëherë defiçiti thellohet", theksoi Veliaj.
ATA QË PUNOJNË SOT, RREZIKOJNË TË MOS MARRIN PENSION NESËR
Sipas tij janë vërtet shumë shqiptarët, pjesë e sotme e tregut të punës, të cilët rrezikojnë të mos marrin pension, gjë që do të përbënte katastrofë sociale në të ardhmen.
"Plakja e shoqërisë do të përkeqësojë skemën. Duhet të ndërhyjmë. Në 2050-n, sipas raporteve lindje-vdekje, në Shqipëri do të jenë mbi 65 vjeç, 25 përqind e popullsisë. Popullsia po shkon me ritme të shpejta drejt plakjes", nënvizoi Veliaj.
Sipas tij në këtë diskutim të grupit të punës, bëhet fjalë për thelbin dhe procesin e skemës së pensioneve.
KONFERENCË KOMBËTARE PËR SKEMËN E PENSIONEVE
Së pari, në lidhje me procesin, ai siguroi se me të gjithë qytetarët, punëdhënësit e punëmarrësit, skema "do t'i nështrohet një diskutimi të gjerë e gjithëpërfshirës".
Do të ngrihet edhe këshilli për ...